Kleofina Pnishi, në mesin e 12 vajzave më të bukura të Francës
18 dhjetor 2017
| 10:54
Modeluesja shqiptare Kleofina Pnishi është radhitur në mesin e 12 vajzave më të mira të Francës.
Në një spektakël madhështor, “Miss Franca” të shtunën është zgjedhur Maeva Coucke – Miss Nord Pas Calais.
Nga gjithsej 30 kandidate, secila Miss i një krahine apo qyteti, Kleofina Pnishi është radhitur në dymbëdhjetëshen më të mirë. Pnishi disa muaj më parë është zgjedhur Miss Provence.
Eva Colas është përzgjedhur përcjellësja e parë e Missit, ndërsa Lison di Martino përcjellësja e dytë.