Kliçinë e Pejës, nëntë persona rrahën mes vete
03 janar 2018
| 11:05
Të hënën në fshatin Kliçinë të Pejës, është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes vete nëntë persona, ku të gjithë kanë pësuar lëndime trupore.
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy prej tyre janë duke qëndruar në spitalin e Pejës për tretman të nevojshëm mjekësor, ndërsa të dyshuarit tjerë janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një AK/47, 18 copë gëzhoja dhe dy predha. Rasti është duke u hetuar nga organet e drejtësisë.