Klienti i lë bakshish, kamerierja qanë kur zbulon motivin

22 janar 2018 | 23:05

Një kameriere shpërtheu në lot pasi mori një bakshish të konsiderueshëm dhe të papritur nga një klient.

Përveç porosisë që kushtonte 9.53 sterlina, klienti bujar i la kamerieres edhe plot 200 sterlina të tjera.

Motivi i kësaj zemërgjerësie të papritur fshehej në pjesën e pasme të faturës.“Brandi, faleminderit për shërbimin tuaj! Të dëgjova teksa flisje për fëmijën tënd larg prej teje, përdori këto para për t’i bërë një vizitë”, shkruhej në faturë.

Kamerierja e publikoi foton e faturës në Igmur dhe shfaqi emocionin për marrjen e kësaj dhurate.“Shpërtheva në lot në kuzhinë. Personat bujarë dhe të dobishëm ekzistojnë akoma”, shkroi gruaja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli një javë pasi e mposhti Manchester Cityn është dashur…