Klina bëhet me shtatoren e Skënderbeut
01 shkurt 2019
| 13:42
Në Komunën e Klinës është zbuluar të premten shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Kryeministri Ramush Haradinaj, ishte ai i cili e ka zbuluar këtë shtatore, gjatë kësaj ngjarje ka thënë se Gjergj Kastrioti, vjen në Klinë si mesazh i vazhdimësisë së një rrugëtimi qindravjeçar për liri të kombit tonë
“Në shënim të 575-vjetorit të Lidhjes së Lezhës, kryeheroi ynë, Gjergj Kastrioti, vjen në Klinë si mesazh i vazhdimësisë së një rrugëtimi qindravjeçar për liri të kombit tonë dhe do të shërbejë jo vetëm si kujtesë për veprën, doktrinën dhe trashëgiminë e jashtëzakonshme të Skënderbeut, por si frymëzim për të ndjekë hapat e tij”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/