Klina fillon komunikimin virtual ‘rekomandimi i mjekut’

18 prill 2020 | 17:50

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Klinë,  njofton qytetarët se në kuadër të masave që janë duke ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 dhe rrezikut nga ethet hemorragjike, kanë filluar komunikimin virtual “Rekomandimi i Mjekut”, ku çdo ditë do të ketë rekomandime nga mjekët e QKMF.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Klinës, Hekuran Sejdiu, ka theksuar se QKMF pas fillimit të projektit për vizita mjekësore në shtëpi, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit dhe informimit të qytetarëve për pandeminë, ka filluar me komunikim virtual me qytetarët, ku do të jepen këshilla se si të veprohet.

QKMF ka paraparë që komunikimi të realizohet nëpërmjet faqes së QKMF-së në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
John Bell, anëtar i një komiteti të ekspertëve të qeverisë,…