Klina nderon dëshmorin Muhamet Haxhaj
03 korrik 2019
| 14:49
Në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe” të varrezat e dëshmorëve në Grabanicë janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh në 21-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Muhamet Haxhaj, i njohur si Naimi. Në homazhe kanë marrë pjesë drejtorë të drejtorive të Komunës së Klinës, asamblistë, miq dhe familjarë të të ndjerit.
Po ashtu homazhe janë bërë edhe te lapidari “Kulla e Qëndresës” në Dollc. Muhamet Haxhaj kishte rënë në fushën e nderit më 3 korrik të vitit 1998.
/Epoka e re/