Klinaku, Bislimit për hapjen e arkivave: Njëjtë sikur të pajtohesh se Kosova është krahinë e Serbisë

09 shtator 2021 | 17:34

https://www.epokaere.com/citaku-zoti-bislimi-per-cilat-arkiva-e-ke-fjalen-per-arkivat-e-beogradit-per-uck-ne/Ushtruesi i detyrës se kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, i ka reaguar zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, pasi ky i fundit ka treguar të enjten se në takimin me përfaqësuesi i palës serbe, Petar Petkoviq, në Bruksel të mërkurën është pajtuar që të hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të UÇK-së.

Sipas Klinaku kjo i bie njësoj sikur “të pajtohesh se Kosova është krahinë e Serbisë”

“Arkivat e UÇK-së kanë qenë të hapura, janë po ashtu të hapura sepse nuk ka çka fshehët në to. Ato janë histori që i duhen shtetit të Kosovës. Ka eksponate të luftës, të dëshmorëve e luftëtarëve në muzeun e Kosovës. Nëse është e vërtetë që zëvendës kryeministri i Kosovës paska diskutuar dhe qenka marrë vesh me Serbinë që të ‘hapen’ edhe arkivat e UÇK-së, është njëjtë sikur të pajtohesh se Kosova është krahinë e Serbisë”, ka shkruar Klinaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ndaj deklaratës se Bislimit, ka reaguar edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

 

Bislimi: Serbia u pajtua të hapen të gjitha arkivat, edhe ato të UÇK-së

Çitaku: Zoti Bislimi, për cilat arkiva e ke fjalën? Për arkivat e Beogradit për UÇK-në?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria tashmë ëndërron për Botërorin Katar 2022. Misioni nuk është…