Klinaku e citon Grenellin: Sundimi i ligjit duhet të bëhet në Kosovë e jo në Hagë

11 dhjetor 2020 | 22:40

Faton Klinaku, ka cituar emisarin special të SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ku kishte thënë se sundimi i ligjit në Kosovë duhet bërë përbrenda vendit, e jo në Hagë.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, ka cituar emisarin special të SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ku kishte thënë se sundimi i ligjit në Kosovë duhet bërë përbrenda vendit, e jo në Hagë.

Klinaku në profilin e vet nw “Facebook”, ka shpërndarë një deklaratë të Grenell, i cili në një diskutim online, pak ditë më parë, u bë pjesë e diskutimeve për zhvillimet Kosovë-Serbi.

Postimi i plotë:

Grenell:

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës që një kohë të gjatë po i mësojnë gjyqtarët dhe prokurorët, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, përmes programeve bilaterale. Unë besoj që pas gjithë këtyre viteve ne duhet t’i lejojmë ata që të merren vetë me sistemin e tyre gjyqësor dhe problemet që i kanë. Sundimi i ligjit duhet të bëhet përbrenda vendit e jo ta ketë bazën në Hagë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në ora 16:00 ka përfunduar afati për dorëzimin e…