Klinaku e Haradinaj takojnë kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë
Kryetari i Demokracisë Konservatore, kandidat për deputet me AAK-në, Abdullah Klinaku, cili garon me numrin 30, së bashku me Daut Haradinaj, kanë takuar sot kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë, ef. Hetem Sopjani, Kryeimamin Burhan ef. Hashani, zëvendës Kryeimamin Idriz ef. Xhigoli, Sekretarin Behar ef. Ternava dhe Imamin e Xhamisë së Madhe, Bahri ef. Sejdiu.
“Çajin e mesditës së bashku me gjeneral Daut Haradinaj e kishim me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë, ef. Hetem Sopjani, Kryeimamin Burhan ef. Hashani, zëvendës Kryeimamin Idriz ef. Xhigoli, Sekretarin Behar ef. Ternava dhe Imamin e Xhamisë së Madhe, Bahri ef. Sejdiu”, ka shkruar në “Facebook”
Ai ka theksuar se Bashkësia Islame e Kosovës mbetet institucion i besueshëm dhe kontributdhënës për çështjen kombëtare dhe fetare.
“Imamët janë autoritete të respektuara dhe të besueshme të popullit tonë. Me përgjegjësi e trajtova angazhimin tonë për mbrojtjen e familjes, identitetit tonë fetar dhe demaskimin e agjendave kundër Besimit tonë Islam dhe familjes sonë të shëndosh. Do të themelojmë Ministri për Familje dhe do të inicoj ligj kundër islamofobisë, dashtë Zoti!”, ka shkruar Klinaku.