Klinaku: Është dashur që edhe unë të jem në Hagë bashkë me Hysniun dhe Nasimin
07 tetor 2021
| 13:42
Të enjten ka filluar gjykimi ndaj kryetarit të OVLUÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarit të kësaj organizate, Nasim Haradinaj në Gjykatën Speciale në Hagë.
Më këtë rast, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se edhe ai është dashur të ishte në Hagë bashkë me Gucatin dhe Haradinajn.
“Edhe unë është dashur që të jem atje prej fillimi bashkë me shokët Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Ndërsa, për shkak të daljes së skandaleve të tyre dhe mos hetimit të kësaj çështje, do të duhej që të ketë arrestime të prokurorëve”, ka shkruar Klinaku në llogarinë e vet në “Facebook”.