Klinaku godet Kurtin: Asnjë kryeministër servil i Kosovës dhe parti politike në Maqedoni nuk mund t’i nënshtrojë shqiptarët

21 nëntor 2024 | 12:27

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës për Veteranët e Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku është përfshirë në debatin për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Duke iu referuar deklaratës se kryeministrit Albin Kurti në lidhje me ligjin për gjuhet në Maqedoninë e Veriut, Klinaku ka thënë se asnjë kryeministër servil i Kosovës dhe as ndonjë parti politike shqiptare në Maqedoni nuk mund t’i nënshtrojnë shqiptarët.

“Asnjë kryeministër servil i Kosovës, e as ndonjë parti politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, nuk mund t’i nënshtrojnë shqiptarët për të ruajtur e avancuar të drejtat e tyre si komb.  Nuk është çështje vetëm përdorimi i gjuhës shqipe, por nëse shqiptarët nuk do të jenë popull shtetformues atje, Maqedonia nuk do të ekzistoj si shtet”, ka shkruar Klinaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj,…