Klinaku i kundërpërgjigjet Kurtit: As protezat e invalidëve të luftës s’po i rregullon

15 korrik 2023 | 13:57

Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së i është përgjigjur kryeministrit Kurti i cili ka thënë se duhet që të definohet qartë numri i veteranëve, për çka është e nevojshme dosja që ka Prokuroria në hetim.

Klinaku ka thënë se meqenëse dosjet janë në Prokurori dhe lënda në gjykatë e që me insistimin e tyre ka filluar që të merret drejtësia me këtë, “nuk ka guxuar asnjë kryeministër, qeveri, kuvend e as ne të merremi me lista pa u përfunduar procesi gjyqësor”.

“Pastaj, si mund të verifikosh kur dosjet janë në prokurori dhe si mund të bëhet kjo ndryshe përveç me komandantët e zonave operative dhe zingjirin komandues të UÇK-së, siç e ka fituar të drejtën e veteranit Albin Kurti duke ia nënshkruar Adem Demaçi”, ka thënë Klinaku.

Sa u përket beneficioneve, Klinaku shprehet se kreu i ekzekutivit e quan “luks” dhe trajtimin e rehabilitimin e veteranëve në banja, duke shtuar se as protezat e invalidëve të luftës nuk i rregullon prej që ka ardhur në qeveri.

“Ai beneficionin e quan pagë, sepse e ka qëllim që ta mashtrojë publikun. Ai thotë se është për benefite më të larta, por po ua dokumentoj çfarë thot ligji: Më të larta do të mund t’i bënte, por nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale e përcaktuar në Kosovë. Shihemi sot në shesh ora 18:00”, ka shkruar Klinaku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas deputetit socialdemokrat gjerman, Josip Juratoviç, Albin Kurti dhe Aleksandar…