Klinaku i OVL-së: Qe 4 vjet po iu bëhet padrejtësi shokëve dhe luftës së UÇK-së

04 nëntor 2024 | 22:34

Faton Klinaku nga OVL-UÇK-ja ka thënë se tash e 4 vjet ish krerët e UÇK po përballen me padrejtësi. Në Facebook, Klinaku u shpreh se padrejtësia nuk po iu bëhet vetëm shokëve por edhe luftës çlirimtare.

Postimi i plotë:

Sot u bënë katër vjet nga padrejtësia që po bëhet ndaj shokëve tanë, padrejtësi e cila po i bëhet edhe Kosovës dhe luftës së saj çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja.

Për popullin, të gjithë bashkëluftëtarët që gjenden prapa grilave atje janë heronjë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari Gjesti, është një nga banorët e “Big Brother VIP…