Klinaku: Implementimi i Asociacionit e bën të pashmangshme ndarjen e Kosovës
16 gusht 2018
| 19:55
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku është kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, e sidomos kundër kompetencave të saj ekzekutive.
Ai në një postim në profilin e tij në “Facebook” ka thënë se ky asociacion ndarjen e Kosovës e bën të pashmangshme,
“Asociacioni i komunave serbe jo që nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive, por ai nuk duhet të implementohet fare! Kur ky asociacion të kombinohet me vendet e garantuara, me votën e dyfishtë në Kuvend dhe me fondin për veriun bëhet shumë i rrezikshëm për funksionimin e Kosovës si shtet. Ky asociacion ndarjen e Kosovës e bën të pashmangshme dhe edhe më të dhimbshme”, ka shkruar Klinaku.