Klinaku: Kosova duhet të garantojë për mbrojtje në liri të të akuzuarve
03 maj 2021
| 23:51
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka sqaruar disa gjëra lidhur me mbrojtjen në liri të të akuzuarve në Hagë.
Ai tregoi që garantimin për mbrojtje në liri të të akuzuarve duhet ta bëjë Kosova.
Tutje Klinaku ka deklaruar se një shtet i tretë mund të garantojë, vetëm nëse personi i paraburgosur e kërkon këtë dhe shteti i tretë e pranon.
Postimi i plotë:
Edhe pse nuk e njoh Gjykatën Speciale sepse nuk ka mandat, më duhet që të sqaroj këtë:
1. Garantimin për mbrojtje në liri të të akuzuarve duhet ta bëjë Kosova, dhe në ligj ceket decidivisht se si përmbushen kushtet;
2. Një shtet i tretë mund të garantojë, vetëm nëse personi i paraburgosur e kërkon këtë dhe shteti i tretë e pranon, e që ceket në rregullore