Klinaku: Kosovës i nevojiten politika që nxisin rritjen e lindshmërisë

17 janar 2025 | 15:47

Kryetari i Demokracisë Konservatore, Abdullah Klinaku, ka thënë se Kosovës i nevojiten politika që nisin rritjen e lindshmërisë.

Klinaku, i cili është kandidat për deputet me numrin 30 si pjesë e koalicionit të kryesuar nga AAK-ja, ka thënë se ky koalicion ka plan konkret për  mbrojtjen e familjes.

“Kosova ka humbur rreth 200 mijë banorë gjatë 10 viteve të fundit. Për më tepër, indeksi i plakjes së popullsisë është rritur, duke treguar se si shoqëri po plakemi. Kosovës i nevojiten politika që nxisin rritjen e lindshmërisë. Prandaj, në kuadër të shtyllës së dytë për mbrojtjen e familjes, kemi propozuar: Shtesa për fëmijët deri në moshën 6-vjeçare në vlerë mujore prej 120 euro. Shtesa për fëmijët deri në moshën 16-vjeçare në vlerë mujore prej 150 euro. Mbështetje financiare për gratë e papuna që kanë 3 ose më shumë fëmijë, në vlerën e pagës minimale, për një periudhë deri në 10 vjet. Subvencione për lindje, konkretisht 1500 euro për lindjen e parë, 2500 euro për të dytën dhe 3 500 euro për të tretën. Ty të mbetet që të na besosh votën, ndërsa neve na mbetet obligim të përmbushim zotimet tona!”, ka shkruar Klinaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së Vesa Broja ka…