Klinaku kritikon Kurtin: Ke përçarë shqiptarët e Luginës, tash po do me i përçarë edhe shqiptarët e Maqedonisë

11 gusht 2023 | 16:40

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka akuzuar kryeministrit Albin Kurti për përçarje të shqiptarëve në rajon.

Ai ka thënë se i pari i qeverisë, pas përçarjes së faktorit politik në Luginë të Preshevës, po dëshiron t’i përçan edhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, me vizitën e sotme atje.

Klinaku ka shkruar në “Facebook” se edhe veprimtari Adem Demaçi ka qenë i dëshpëruar me Kurtin.

“Së pari, Adem Demaçi ka qenë i dëshpëruar me ty Albin Kurti. Së dyti, e ke përça faktorin politik shqiptar në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegjë e Bujanoc). Së treti, ke shkuar në Çair, por jam i sigurt se do ta përçani edhe faktorin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut. P.S Sa t’ke njerëz të hipnotizuar, ‘grahi’ se mirë e ke”, ka shkruar Klinaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur…