Klinaku, Kurtit: Merri dosjet në prokurori e pastrojë listat e veteranëve, por ligjin mos e prek

09 qershor 2022 | 16:38

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të medaljeve për disa policë të misionit të EULEX-it, mision të cilin e kishte kundërshtuar ashpër sa ishte në opozitë.

Më tutje, Klinaku i ka kërkuar Kurtit që t’i pastrojë listat e veteranëve të UÇK-së, por mos ta prek ligjin i cili rregullon pagën minimale në vend.

“I ke pas ‘kundërshtuar’ e ua ke pas rrëzuar do xhipa, e tash dorëzoju t’i medalje EULEX-it. Veç sa i përket veteranëve, shko merri dosjet në prokurori e pastroi listat sepse je pushtet. Por, ke kujdes mos e prek ligjin e tyre, e mos vazhdo me kryeneçësi se veç përplasje ke me pas me ta dhe nuk e kemi ndërmend që të ndalemi, e përgjegjësia do të jetë kryekëput e jotja”, ka shkruar Klinaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Zekirija Ramadani e ka nisur punën në skuadrën e…