Klinaku, Kurtit: Të gjithë të kanë faj ty, edhe Thaçi në burg

15 qershor 2023 | 11:28

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku, i ka reaguar kryeministri Albin Kurti, i cili do të në konferencë për media ka përmendur ish-presidentin Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se për situatën e krijuar në veri dhe përplasjen me ndërkombëtaret të gjithë i kanë faj kryeministrit.

Sipas tij, shefit të ekzekutivit, i ka faj edhe ish-presidenti Thaçi, i cili gjendet në paraburgim në Hagë.

“Të gjithë t’kanë faj ty, e edhe Thaçi në burg, e mundohesh ta mashtrosh publikun duke mos i treguar se Kosova është shtet mbi bazën e pakos së Ahtisaarit e që edhe ti je kryeministër i saj; 2. Po t’ishe serioz, mbledhje e Këshillit të Sigurisë bëhet me tjetër format, ose së paku informohen edhe të tjerët për këtë; 3. Serbia nuk i frikësohet një kryeministri përçarës dhe shkelës i shtresave të ndryshme të shoqërisë; 4. Ka rrezik që edhe në rast të luftës, ty nuk të besojnë ata që do të luftojnë; 5. Lësho rrugë e të zgjedhet një kryeministër i unitetit, e pastaj e sheh ti se a frikësohet Serbia”, ka shkruar Klinaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur të enjten në…