Klinaku: Lufta jonë ka qenë, është dhe do të mbetet e shenjtë

21 shkurt 2021 | 13:29

Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Faton Klinaku, ka thënë se publikimi i dosjeve të UNMIK-ut rreth vrasjeve të Xhemajl Mustafës dhe Ekrem Rexhës, ka qëllime dashakeqëse.

Ai ka shtuar se do të dështojë përpjekja e Gjykatës Speciale për njollosje të luftës së UÇK-së.

“Ripublikimi i dosjeve të dështuara të UNMIK-ut nga ana e mediumit të Baton Haxhiut, është dashakeqës dhe me pasoja për opinionin publik. Ndërsa, deklaratat e Milaim Zekës e të disa eksponentëve të LDK-së, jo vetëm që kanë pasoja për publikun, por janë edhe një përpjekje e mjerë dhe për të të ardhur keq për akuzim të padrejtë të udhëheqësve të UÇK-së, të cilët po përballen me ‘drejtësinë’ ndërkombëtare në Hagë”.

“Ashtu siç kanë dështuar përpjekjet për njollosjen e luftës së lavdishme të UÇK-së nga ana e Serbisë, UNMIK-ut dhe EULEX-it, po ashtu do të dështojnë edhe këto përpjekje të Gjykatës Speciale dhe ndihmësve të saj. Lufta jonë ka qenë, është dhe do të mbetet e shenjtë!”, ka shkruar Klinaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Justin dhe Hailey Bieber kanë shitur zyrtarisht shtëpinë e tyre…