Klinaku në Prizren premton themelimin e Ministrisë për Familjen
03 shkurt 2025
| 23:31
Kryetari Demokracisë Konservatore, Abdullah Klinaku, që është pjesë e koalicionit me AAK-në dhe Nismën, dhe mban numrin 30, gjatë tubimit elektoral në Prizren ka thënë se me të ardhur në pushtet do ta themelojnë Ministrin për Familje.
“Prizreni i Lidhjes dhe i Haxhi Ymer Prizrenit, i njerëzve që e duan Zotin, Kombin dhe Familjen, është bashkuar për Kosovën dhe për Familjen! I premtuam dhe i siguruam qytetarëve të Prizrenit se do ta themelojmë Ministrinë për Familje si instrumenti kryesor i mbrojtjes së Familjes dhe i të ardhmes sonë të ndritshme!”, ka shkruar Abdullahu në “Facebook”.