Klinaku: Nëse shteti nuk merr masa do të na duhet të veprojmë sikurse me Jugosllavinë
25 shtator 2020
| 12:09
Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka dhënë një deklaratë për bastisjen që po bëhen nga EULEX-i në zyrat e kësaj organizate.
Klinaku ka thënë se nëse shteti i Kosovës nuk merr masa, atëherë do të detyrohen siç tha ai “të luftojnë sikurse me Jugosllavinë”.
“Ju thash ashtu dhe nëse shteti ynë nuk merr masa ndaj këtyre kriminelëve, do të jemi të detyruar të veprojmë ndaj tyre si ndaj Jugosllavisë”, është shprehur Klinaku, raporton “Epoka e re”.
Ai ka theksuar se EULEX-i është duke kontrolluar të gjithë objektin.