Klinaku nga Vushtrria: Më 9 shkurt ndëshkojeni këtë qeveri…

24 janar 2025 | 20:10

“Vushtrria, qyteti i traditës, patriotizmit, besimit, dhe familjes. Qyteti i kalasë së Justinianit dhe xhamisë shekullore të Gazi Ali Begut. Qyteti i Hasan Prishtinës, dëshmorëve të UÇK-së, martirëve dhe dëshmorëve të sovranitetit, Enver Zymberi e Afrim Bunjaku”, kështu ka thënë kryetari i Demokracisë Konservatore dhe kandidat për deputet i koalicionit me AAK-në dhe Nismën me numër 30, Abdullah Klinaku.

Ai ka theksuar se vushtrriasit e duan dhe sakrifikojnë për Zotin, për Kombin dhe për Familjen, prandaj më 9 shkurt do ta ndëshkojnë qeverinë që ia ka prekur vlerat e besimit, kombit dhe familjes.

“Anëtarësimi në NATO, është mundësi e zhvillimit ekonomik, zhvillimi ekonomik e rritë mirëqenien dhe mirëqenia e ruan familjen, krahas legjislacionit dhe vlerave”, ka shkruar në Facebook Klinaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku…