Klinaku: Obligimet tona janë Ministria për Familje, mbështetja e fuqishme financiare dhe mbrojtja ligjore
04 shkurt 2025
| 23:37
Kryetari i Demokracisë Konservatore, Abdullah Klinaku, që është pjesë e koalicionit me AAK-në dhe Nismën, dhe mban numrin 30, gjatë një tubimi elektoral në kryeqytet, ka thënë se Ministria për Familje, mbështetja e fuqishme financiare dhe mbrojtja ligjore janë obligimet e tij dhe të këtij koalicioni.
“Sot me kënaqësi ju drejtova prishtinasve në tubimin tonë zgjedhor. Prishtinasit e duan Zotin, Kombin dhe Familjen. Prandaj me 9 shkurt do ta mbështesin fuqishëm koalicionin tonë. Ministria për Familje, mbështetja e fuqishme financiare dhe mbrojtja ligjore janë obligimet tona”, ka shkruar Klinaku në “Facebook”.