Klinaku për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Proces i montuar politik, aktakuza e bazuar në dokumentacion serb

03 prill 2023 | 22:04

Ushtruesi i detyrës së drejtuesit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka folur rreth gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Klinaku ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka aktakuzat e bazuar në dokumentacion serb dhe me dëshmitarë të manipuluar teksa shtoi se veterantë e dalë nga lufta nuk e kanë njohur Gjykatën Speciale dhe nuk e njohin ende.

“Jo vetëm ky proces që ka filluar sot, ZPS-ja-a i zgjat procedurat, që në drejtësi normale duhet të fillonte gjykimi sa më parë. Nuk duhej që ZPS- që ende deklaron që ende po vazhdon hetimet, nuk është dashur të mbahen në paraburgim. Ne nuk e kemi njohur dhe as tash nuk njohim, kemi thënë të themelohet gjykatë vendore…Këtë gjykim e shohim si proces të montuar politik, pasi dokumentacionet që janë në aktakuzë janë nga Serbia pushtuese dhe dëshmitarët janë të manipuluara”, ka thënë Klinaku në T7.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme është mbajtur seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimi pas dy vitesh mbajtje në paraburgim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga shqetësimet kryesore të Rusisë nuk është gjë tjetër…