Klinaku për Specialen: Bastisjet dhe arrestimet po i bën për t’i mbuluar skandalet
11 dhjetor 2023
| 14:35
Gjatë ditës së sotme është raportuar se Gjykata Speciale ka arrestuar ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala.
Lidhur me këtë ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku.
Klinaku është shprehur se bastisjet, arrestimet e ekstradimet bëhet për të mbuluar dështimet e skandalet.
“Pengimin e drejtësisë e ka bërë dhe e bën Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë. Bastisjet, arrestimet e ekstradimet, siç ndodhi sot me bashkëluftëtarin Haxhi Shala, bëhen për t’i mbuluar dështimet dhe skandalet e njëpasnjëshme të tyre”, ka shkruar Klinaku në “Facebook”.