Klinaku: Politikani i Kosovës që merr anë për zgjedhjet në Amerikë e ka për qëllime personale
21 gusht 2024
| 14:40
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve, Faton Klinaku, ka thënë se një politikan i Kosovës që merr anë në zgjedhjet në Amerikë e ka për qëllime personale.
Këtë vlerësim, Klinaku e ka dhënë pas pjesëmarrjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Konventën e Demokratëve.
“Politikani i Kosovës që merr anë për zgjedhjet në Amerikë, e ka për qëllime të tij personale. Shqiptarët që jetojnë atje duhet që të mos e dëgjojnë atë, por ta shohin vetëm interesin e tyre”, ka shkruar Klinaku në “Facebook”.