Klinaku publikon pamjet e incidentit të Faik Fazliut me policinë, kërkon lirimin e tij

06 qershor 2021 | 13:31

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-anëtarit të kryesisë së kësaj organizate, Faik Fazliu.

Klinaku përmes një reagimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Fazliut.

“Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij dhe rasti të shkoj në procedurë të rregullt, si dhe duhet që të hetohet edhe dhuna e ushtruar nga ana e policisë apo e zyrtarëve policor”, ka shkruar Klinaku.

Klinaku ka publikuar edhe pamjet ku shihet incidenti që ndodhi në mes Faik Fazliut dhe zyrtarëve policorë.

Postimi i plotë i tij:

Së pari, sqarim për mediat që raportuan se i arrestuari Faik Fazliu është anëtar i kryesisë së OVL UÇK-së, sepse ai ka qenë vite më parë në kryesi dhe ish kryetar por nuk është tani, dhe së dyti në videon që më erdhi, nuk shihet kanosje ndaj zyrtarit policor, por shihet dhunë e ushtruar ndaj një invalidi me shkallë të rëndë nga ana e zyrtarit policor.

Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij dhe rasti të shkoj në procedurë të rregullt, si dhe duhet që të hetohet edhe dhuna e ushtruar nga ana e policisë apo e zyrtarëve policor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Holandës, Matthijs de Ligt është lënduar gjatë stërvitjes.…