Klinaku: Si u ndërruan rolet në politikën e Kosovës

05 prill 2020 | 16:26

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim (LB), Avni Klinaku, ka deklaruar se partitë politike po i ndryshojnë qëndrimet rreth veriut të vendit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se për gjatë një dekade Albin Kurti ka kërkuar konflikte e gjakderdhje në veri, ndërsa Hashim Thaçi, PDK e LDK janë mbrojtur duke kërkuar qetësi e shtrirje të sovranitetit me bisedime!

Sipas tij, tash Kurti po i sulmon këta të fundit se po duan konflikte e gjakderdhje.

 

Postimi i plotë i Klinakut:

Si u ndërruan rolet në politikën e Kosovës

Për gjatë një dekade Albin Kurti ka kërkuar konflikte e gjakderdhje në veri, ndërsa Hashim Thaçi, PDK e LDK janë mbrojtur duke kërkuar qetësi e shtrirje të sovranitetit me bisedime! Tash Albin Kurti po i sulmon këta të fundit se po duan konflikte e gjakderdhje!!!

Në anën tjetër, PDK e LDK tash po qesin “zjarr nga goja” se qeveria nuk po merr masa për ta shtrirë sovranitetin në veri!!!

Ndryshime të bindjeve, parimeve e politikave varësisht a je në pozitë a në opozitë, nga të dyja anët! Dhe pse? 1) Për të mbetur në pushtet apo për të ardhur në pushtet, dhe 2) Asnjëra palë kurrë nuk e kanë kuptuar drejt kontekstin ndërkombëtar në të cilin ndodhet Kosova, kurrë nuk kanë dashtë ta pranojnë realitetin në veri dhe kurrë nuk janë brengos për gjendjen e shqiptarëve në Kosovën Lindore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Fshati Topanicë e Kamenicës, vazhdon të jetë në karantinë…