Klinaku, Trendafilovës: Me kanë marë e mirë, ti moti u dashtë me shku në pension

18 qershor 2024 | 14:08

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i ka reaguar kryetares së Dhomave të Specializuara-Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e cila ka paralajmëruar Nasim Haradinajn, pas intervistave të tij në medie.

Ai ka thënë se Trendafilova do të duhej të shkonte në pension, nëse do të ishte gjithçka në rregull.

“Me kanë marë e mirë, ti moti u dashtë me shku në pension”, ka shkruar Klinaku në “Facebook”.

Në një komunikatë për medie në faqen zyrtare të Speciales është thënë se Trendafilova e ka paralajmëruar “për herë të fundit” Haradinajn që t’u përmbahet kushteve pas lirimit të tij.

“Më 13 qershor 2024, kryetarja e DhSK-së Ekaterina Trendafilova lëshoi paralajmërim të fundit për Nasim Haradinajn që t’u përmbahet të gjitha kushteve të përcaktuara në vendimin mbi modifikimin e dënimit (‘vendimi’) të dhjetorit të vitit të kaluar. Ky paralajmërim vjen pas marrjes së raporteve të shumta nga administratorja e DhSK-së, me të cilat kryetarja u informua për kontaktet dhe intervistat e Haradinajt me mediat gjatë disa muajve të fundit, pa kërkuar paraprakisht leje për to, sikurse përcaktohet në vendim. Gjithashtu, Kryetarja vuri në dukje se Haradinaj u rikujtua në fillim të këtij viti për pasojat e shkeljes së kushteve të Vendimit”, është thënë në njoftimin e Speciales.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur jemi në ditët e zjarrta të evropianit, Premier Liga,…