Klinaku u bën thirrje veteranëve: Mos i besoni pushtetit që po mashtron

29 gusht 2024 | 18:37

Faton Klinaku nga OVL-UÇK ka kritikuar Qeverinë pasi që nuk po ua rrisin pensionet veteranëve.

Ai ka thënë se rritja e pagës minimale ka qenë për t’i mashtruar qytetarët, dhe për këtë mund ta bëjë edhe tek veteranët në kohë të fushatës zgjedhore.

Postimi i plotë:

Meqenëse ky pushtet i ka hequr veteranët e luftës së UÇK-së nga paga minimale në Kosovë, propozimi prej 350€ bruto për pagën minimale nuk i kushton asgjë Qeverisë (e cila lirisht ka mundur që ta bëjë edhe 500€), por kjo do t’i kushtonte vetëm punëdhënësve.

Nëse votuesi mashtrohet përsëri kjo është çështje e tij, por le ta dijë se ky pushtet që krekoset me rritje të buxhetit ( e që është bërë për shkak të rritjes së çmimeve, por edhe se nuk ka shpenzuar asgjë), mundet edhe me i ngritë pensionet e veteranëve në kohë fushate zgjedhore, por se siç ka vepruar e po vepron kundër kësaj kategorie, nëse fiton përsëri, ato do t’i heq krejt.

Po bëhen katër vite dhe çështja e “verifikimit” të veteranëve nga kjo Qeveri ka qenë vetëm farsë e që i është dashur dhe i duhet vetëm për opinionin publik, çështje e cila është e një procesi gjyqësor i cili nuk ka përfunduar ende.

Më e pakta që duhet të bëjnë veteranët e luftës së UÇK-së dhe familjet e tyre, është që mos t’i besojnë më mashtrimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazini para largimit…