Klinaku: Veteranët e UÇK-së duhet të kenë kujdes kur udhëtojnë jashtë Kosovës
02 gusht 2024
| 15:42
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka kërkuar nga veteranët e luftës të kenë kujdes kur udhëtojnë jashtë Kosovës, e sidomos kur udhëtojnë nëpër Serbi.
Klinaku në një postim në “Facebook”, ka thënë se Serbia po freskon vazhdimisht listat, duke i futur në Interpol
“Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duhet të kenë kujdes kur udhëtojnë jashtë Kosovës, e sidomos të mos udhëtojnë nëpër Serbi, Maqedoni, Mal të Zi, sepse pushtuesi serb vazhdimisht po freskon listat, duke i futur në Interpol apo Europol”, ka shkruar Klinaku.