Klinaku: Vjosa Osmani nuk e përmend UÇK-në, sepse çkado që ka të bëjë me luftën ajo nuk don me i pa me sy
Sekretari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, ka komentuar Presidenten e Kosovës dhe refuzimin e saj për të përmendur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK’në), duke thënë se Osmani nuk do me i pa me sy çkado që ka të bëjë me luftën.
Klinaku ka thënë se nuk duhet habitur që Presidentja nuk e përmend UÇK-në, sepse çkado që ka të bëjë me luftën ajo nuk don me i pa me sy.
“Po habitem pse kaq reagime ndaj Presidentes që nuk e ka përmend UÇK-në! Mua sa herë që ajo i përmend demonstratat e 81-shit, të burgosurit politikë, Adem Demaçin e UÇK-në a çkado që ka të bëjë me luftën më vjen shumë mërzi se e di me siguri të plotë se ajo këto kategori nuk don me i pa me sy”, ka shkruar Kinaku.
Postimi i plotë:
“Po habitem pse kaq reagime ndaj Presidentes që nuk e ka përmend UÇK-në! Mua sa herë që ajo i përmend demonstratat e 81-shit, të burgosurit politikë, Adem Demaçin e UÇK-në a çkado që ka të bëjë me luftën më vjen shumë mërzi se e di me siguri të plotë se ajo këto kategori nuk don me i pa me sy! Më duket një hipokrizi shumë e madhe. Diçka si me përmend Albin Kurti Ibrahim Rugovën.”