Klinaku: ZPS-ja, degë e prokurorisë së Serbisë
03 prill 2023
| 16:22
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) është bërë qendër e akuzave nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, pas kundërthënieve të lëshuara në nisjen e gjykimit të hënën.
Në një postim në “Facebook”, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se ZPS-ja është degë e prokurorisë së Serbisë.
“ZPS-ja në Hagë është degë e prokurorisë së Serbisë. ‘Gjynah’ që nuk është vrarë ish-rektori i dhunshëm i pushtuesit Radivoje Papoviq dhe shumë keq që kjo ZPS-ja nuk po e shpallë atë tipin hero”, ka shkruar Klinaku.