“Klinë, një tërmet politik”, Abdixhiku: 9 shkurti është momenti i një fillimi të ri për Republikën tonë

15 janar 2025 | 20:14

Kandidati për Kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë vizitës së tij në Komunën e Klinës, u mirëprit nga një turmë e madhe e njerëzve teksa shpalosi programin me 5 miliardë euro investime të kësaj partie.

Abdixhiku falënderoi banorët e Klinës për mbështetjen e madhe duke thënë se “sonte ndjemë fuqinë e një populli që është ngritur në këmbë për ndryshim!”

“Sonte, në Klinën e traditës dhe krenarisë kombëtare, ndjemë fuqinë e një populli që është ngritur në këmbë për ndryshim! Sonte këtu, ku gjurmët e lashtësisë dardane ndërthuren me energjinë e njerëzve të ndershëm e punëtorë, Klina dëshmoi se është gati të prijë në kryengritjen e madhe të djathtë! Në një tubim plot emocion dhe përkushtim, qytetarët e Klinës na kujtuan se kur një popull bashkohet, asnjë sfidë nuk është e pamundur. Fryma e sotme, si një dritare që hapet drejt një dite të re, na mbush me besimin se 9 shkurti nuk është thjesht një datë – është momenti i një fillimi të ri për Republikën tonë. Ne nuk jemi këtu për të ndarë e përçarë, për të nxitur mllefe e urrejtje. Jemi këtu për të bashkuar, për të ofruar vizion dhe shpresë, për të ndërtuar një Kosovë të fortë, të drejtë dhe të barabartë.” , tha Abdixhiku mes tjerash.

Postimi i plotë:

KLINË, NJË TËRMET POLITIK!
Kështu na pritën sonte në Klinë! Ishte zjarrtë, ishte festë. Kjo fushatë është shndërruar tashmë në festë – festë të ringritjes së LDK-së drejt ndryshimit të madh!
Populli po flet!
Mall i madh për këtë bashkim tonin të djathtë!
Sonte, në Klinën e traditës dhe krenarisë kombëtare, ndjemë fuqinë e një populli që është ngritur në këmbë për ndryshim! Sonte këtu, ku gjurmët e lashtësisë dardane ndërthuren me energjinë e njerëzve të ndershëm e punëtorë, Klina dëshmoi se është gati të prijë në kryengritjen e madhe të djathtë!
Në një tubim plot emocion dhe përkushtim, qytetarët e Klinës na kujtuan se kur një popull bashkohet, asnjë sfidë nuk është e pamundur. Fryma e sotme, si një dritare që hapet drejt një dite të re, na mbush me besimin se 9 shkurti nuk është thjesht një datë – është momenti i një fillimi të ri për Republikën tonë.
Ne nuk jemi këtu për të ndarë e përçarë, për të nxitur mllefe e urrejtje. Jemi këtu për të bashkuar, për të ofruar vizion dhe shpresë, për të ndërtuar një Kosovë të fortë, të drejtë dhe të barabartë.
9 shkurti po afrohet, ndryshimi po vjen!
</div>

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëshortja, vajza dhe djali, kanë vizituar në Hagë veprimtarin Fadil…