Klinika e Biokimisë do të bëhet me aparaturë të re
02 dhjetor 2019
| 15:19
Klinika e Biokimisë tani po merr pamje më të mirë pas rikonstruktimit, që është shumë e nevojshme për stafin shëndetësor, të cilët kanë vuajtur, duke kryer punën në hapësira të improvizuara.
Kështu është bërë me dije në njoftimin për media të QKUK-së.
“Me përfundimin e punëve, që kanë hyrë në fazën e fundit, klinika do të pajiset edhe me aparaturë të re, e blerë së fundmi nga SHSKUK, me qëllim që të ofrohen shërbime më cilësore për pacientët”, theksohet në këtë njoftim.