Klinika e Biokimisë në vitin 2021 ka ofruar afër 2 milionë shërbime mjekësore laboratorike
25 janar 2022
| 09:18
Klinika e Biokimisë me njësitë e saj vartëse në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjatë vitit 2021 ka ofruar afër 2 milionë shërbime mjekësore laboratorike për pacientët.
Vitin e shkuar, brenda periudhës janar-dhjetor, janë kryer 1 milion e 806 mijë e 540 analiza laboratorike për 387 mijë e 973 pacientë.
Në krahasim me vitin 2020, Klinika e Biokimisë vitin që e lamë pas ka ofruar 797 mijë e 69 analiza laboratorike më shumë për 141 mijë e 859 pacientë më tepër.