Klinika e Endokrinologjisë rrit performancën e punës
14 prill 2023
| 09:23
Klinika e Endokrinologjisë e Qendrës Klinike dhe Universitare e Kosovës ka rritur performancën e punës.
Bazuar në raportin e punës së tremujorit të parë të vitit 2023, vërehet rritje e dukshme e vëllimit të punës.
Për këtë periudhë kohore ka pasur gjithsej 210 pacientë të shtrirë (rritje 15%), 4,315 vizita ambulantore (rritje 31%), 825 konsultime specialistike (rritje 27%).
Në këtë klinikë janë kryer edhe 960 ultrasonografi të tiroides (rritje 34%), 210 punksione aspirative të nodujve në tiroide (FNAB) (rritje 28%) gjatë të cileve janë diagnostikuar kancere të tiroides dhe patologji tjera.
Janë shkurtuar ditët e qëndrimit në klinikë për 23%.