Klinika e Gastroenterologjisë në QKUK bëhet me gastroskopin e dytë brenda një viti
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se Klinikën e Gastroenterologjisë në QKUK, ku bëhen kontrollet e zorrëve dhe lukthit, kur ka ardhur ministër e ka gjetur pa asnjë gastroskop.
“Për dy vjet me radhë qytetarët tanë nuk kanë mundur të marrin shërbime të duhura në atë klinikë. Vitin e kaluar ne intervenuam menjëherë duke blerë një gastroskop dhe një kolonoskop që të rinisim këtë procedurë për qytetarët në nevojë”, ka thënë Ismaili, duke shtuar se të hënën kësaj klinike ia dorëzuan edhe gastroskopin e dytë brenda një viti për të shtuar dinamikën e punës.
“Shpejt presim të vijë edhe gastroskopi i tretë që ta modernizojmë akoma këtë shërbim. Nga blerja e pajisjeve të reja do të përfitojnë edhe klinikat tjera të QKUK-së, që listat e pritjes për pacientë të shkojnë drejt eliminimit dhe që qytetarët të marrin shërbime dinjitoze”, ka theksuar ministri Ismaili.
/Epoka e re/