Klinika e Kardiologjisë dhe ajo e Nefrologjisë kërkojnë avancim të shërbimeve shëndetësore

28 shkurt 2022 | 15:35

Në vazhdën e vizitave në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kryesuesja e Bordit Drejtues të ShSKUK-së, Agreta Gashi bashkë me anëtarët e Bordit dhe drejtorin e përgjithshëm, Valbon Krasniqi, kanë vizituar të hënën Klinikën e Kardiologjisë dhe atë të Nefrologjisë në QKUK.

Gjatë takimit me drejtorët e këtyre klinikave dhe stafin shëndetësor është biseduar për punën, sfidat dhe kërkesat që kanë këto klinika.

Drejtuesit e klinikave kanë njoftuar lidhur me punën që është bërë dhe po bëhet nga klinikat, me qëllim të ofrimit sa më cilësor të shërbimeve shëndetësore.

Gjatë takimit u paraqiten nevojat dhe kërkesat që kanë këto klinika për avancim të shërbimeve shëndetësore.

Bordi Drejtues dhe menaxhmenti i ShSKUK-së, ofruan përkrahje dhe bashkëpunim për këto klinika, bazuar në mundësitë buxhetore dhe planin e punës të paraparë për investime gjatë vitit 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe…