Klinika e Kardiologjisë me numër rekord të stentimeve dhe koronarografive
Numër rekord i koronarografive dhe stentimeve janë realizuar nga kardiologët e Klinikës së Kardiologjisë, në kuadër të Shërbimit të Kardiologjisë Invazive në QKUK.
Ndonëse jemi në muajin e parafundit të vitit 2023, statistikat flasin se asnjëherë më parë nuk kishte më shumë koronarografi dhe stentime, në këtë periudhë kohore, pra rreth 1 000 stentime më shumë, e që në mesatare i bie rreth 200 stentime në muaj.
Statistikat sipas viteve: Viti 2023 – deri tani 2 mijë e123 stentime dhe 3 mijë 91 koronarografi; Viti 2022 – 1 mijë 730 stentime dhe 2 929 koronarografi; Viti 2021 – 1 450 stentime dhe 2 524 koronarografi; Viti 2020 – 1 157 stentime dhe 2 128 koronarografi; Viti 2019 – 1 638 stentime dhe 3 335 koronarografi; Viti 2018 – 1 663 stentime dhe 2 517 koronarografi.