Klinika e Kirurgjisë Abdominale ofron shërbime të reja mjekësore për pacientët
06 nëntor 2021
| 13:56
Klinika e Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka filluar të ofrojë shërbime të reja mjekësore për pacientët.
Mjekët kirurgë aty kanë filluar të aplikojne procedurën e Sleeve Gastrectomia ( Kirurgjia e Ngushtimit të Stomakut).
“Kjo ndërhyrje kirurgjike kryhet në mënyrë laparaskopike dhe mundëson humbjen e peshës së tepërt, duke ulur ndjeshëm rreziqet shëndetësore që mund të shkaktojë mbipesha trupore”, ka njoftuar ShSKUK-ja.