Klinika e Nefrologjisë ofroi mbi 37 mijë seanca tё Hemodializës
10 janar 2024
| 15:03
Nё Klinikën e Nefrologjisё tё Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë vitit 2023, janё hospitalizuar 758 pacientё, kurse janё realizuar gjithsej 37 mijë 431 seanca tё Hemodializës.
Gjithashtu, janё realizuar 4242 vizita ambulantore, 685 plasime tё katetrit venoz qendror,4509 vizita brenda-hospitalore, 1196 pacientё kanё marrё terapi imunosupresive, 44 janё trajtuar me terapi biologjike dhe shumë shërbime të tjera.
Janë ofruar 60 mijë e 367 shërbime, duke përfshirë edhe shërbimet e tjera (ekosonografi, EKG, transfuzione, largim i Katerave Venoz Qendror (KVQ), pastrimi i fistulave, largim penjve nga AV- fistula, analiza gazore tё gjakut, plasim i KVQ permanent.
Kjo klinikë ofron shërbim 24-orёsh, nuk ka listë tё pritjes.