Klinika e Neonatologjisë pajiset edhe me tre respiratorë
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se kanë dorëzuar tre respiratorë në vlerë prej 43 mijë euro në Klinikën e Neonatologjisë për trajtimin e foshnjave të porsalindura me probleme shëndetësore.
“Në kuadër të furnizimit me pajisje të reja që kemi bërë gjatë gjithë vitit në klinikën e Neonatologjisë, aty ku trajtohen foshnjat tona, tani u kemi dorëzuar edhe tre respiratorë në vlerë prej 43 mijë eurove, për trajtimin e foshnjave të porsalindura me probleme shëndetësore. Këto aparatura do të rrisin cilësinë e trajtimit në veçanti te foshnjat që kanë problem me mushkëri apo zemër. Këtë vit kemi kontraktuar edhe shumë pajisje tjera për këtë klinikë për të siguruar kujdes shëndetësor edhe më të mirë për fëmijët tanë”, ka shkruar ministri Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/