Klinika e Neonatologjisë për tre muaj ofroi ndihmë mjekësore për 1 918 foshnje
08 qershor 2020
| 13:48
Klinika e Neonatologjisë gjatë tre muajve të fundit ka ofruar shërbimet e nevojshme shëndetësore për të gjitha foshnjat, përkundër situatës së krijuar me virusin Covid- 19.
Nga të dhënat e dala prej raportit të punës, në këtë klinikë janë trajtuar 1 918 foshnje me probleme të natyrave të ndryshme.
72 prej tyre, janë transferuar nga spitalet regjionale, përfshirë edhe ato private, për trajtim të mëtutjeshëm.
Nga numri i përgjithshëm, në Neonatologji janë pranuar 149 foshnje të lindura para kohe, gjersa kujdesit intensiv i janë nënshtruar 223 foshnje.
(M.Q / Epoka e re)