Klinika e Neurologjisë bëhet me dhomë për pacientë me sklerozë multiple (Foto)
Në Klinikën e Neurologjisë është përuruar dhoma për trajtimin e pacientëve me sklerozë multiple, investim i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) dhe kompania “Roche”, e cila ka dhënë donacion për këtë dhomë.
Kryetari i Shoqatës së Neurologëve të Kosovës, Afrim Blyta, ka thënë se aktivizimi i këtij shërbimi është rezultat i punës 10-vjeçare të një ekipi të jashtëzakonshëm profesionistësh në Klinikën e Neurologjisë.
Blyta ka theksuar se mjekët tonë janë të përgatitur për të trajtuar raste të tilla, sikurse mjekët në të gjithë botën.
Ndërsa drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Nexhmedin Shala, ka thënë se dhoma e re do të shërbejë si spital ditor.
Ai është shprehur i bindur se QKUK-ja do ta ketë shumë shpejt edhe repartin e veçantë për trajtimin e personave me sklerozë multiple.
Shala ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar për të bërë të mundur funksionalizimin e kësaj dhome.
Kjo dhomë lëshohet në funksion në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Sklerozës Multiple, e cila është shënuar më 31 maj. (L.G / Epoka e re)