Klinika e Onkologjisë ofroi 40 mijë shërbime mjekësore për 9 javë
Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkundër situatës së krijuar me Covid-19, ka vazhduar me ofrimin e shërbimeve mjekësore për pacientët me kancer.
Bazuar në raportimet nga kjo klinikë, vetëm për 9 javë janë ofruar 40 mijë shërbime të ndryshme mjekësore për pacientët.
QKUK-ja ka njoftuar se prej 40 mijë shërbimeve, janë ofruar 4 mijë e 500 shërbime të kimioterapisë, dhe 4 mijë e 200 mjekime me kimioterapi intravenoze.
“Numri i pacientëve që marrin shërbime të kimioterapisë brenda dite është rreth 150 . Poashtu, kishte 250 seanca të rrezatimit brenda jave, ku brenda dite rrezatohen deri në 50 pacientë. Në total, për këtë periudhë kohore kishte rreth 2 mijë seanca rrezatimit”, ka njoftuar QKUK-ja. (L.G/ Epoka e re)
https://www.facebook.com/shskuk.rksgov.net/posts/2595592467424210