Klinika e Onkologjisë pajiset me aparaturë të re
Klinika e Onkologjisë, Reparti i Radioterapisë është pajisur me aparaturë të re të Tomografisë së Kompjuterizuar për simulimin e pacientëve (CT simulator).
Pas mbarimit te procedurave të instalimit dhe kalibrimit, tashmë klinika posedon “CT-simulator” modern, i cili ofron kualitet të lartë për identifikimin e zonave me interes.
Në veçanti i identifikon dhe korrigjon imazhet në të cilat gjenden trupat e huaj.
Sipas planit të paraparë nga operatori, stafi duhet të trajnohet për katër ditë, në datat e rezervuara nga ekspertët e fushës për shkak të kalendarit të planifikimit.
“Klinika ka vendosur që trajnimi të mbahet në vetëm 2 ditë, me qëllim që numri i ditëve gjatë të cilave Reparti i Radioterapisë nuk do të ofrojë shërbime për pacientët të jetë jete sa më i shkurtë. Andaj, gjatë kohës së trajnimit me 20 e 21 dhjetor 2022 (e martë dhe e mërkurë, në dy orare të paradites dhe pasdites nuk do të punohet me pacientë në Radioterapi. Pacientët janë njoftuar lidhur me këtë. Kjo po bëhet me qëllimin e vetëm që kualiteti i shërbimeve në klinikë të rritet në vazhdimësi, duke e pasur përherë në prioritet shëndetin e pacientëve tanë”, thuhet nw njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar tw Kosovës.