Klinika e ORL-së pajiset me aparaturën në vlerë 100 mijë euro
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka marrë pjesë ne përurimin e pajisjes se re të FESS-it (Functional Endoscopu Sinus Surgery) për trajtim minimal kirurgjik të patologjive së hundës dhe sinusëve.
Ismaili ka thënë se Klinika e ORL-së për herë të parë po furnizohet me një pajisje të tillë moderne në vlerë 100 mijë euro.
Sipas Ismailit, milionat e kursyera nga luftimi i krimit dhe korrupsionit po investohen për modernizimin e pajisjeve.
“Për herë të parë Klinikën e ORL-së e pajisëm me aparaturën e FESS-it, në vlerë 100 mijë euro, për ndërhyrje me metodat e fundit kirurgjike në hundë dhe sinusë. Fondet të cilat kemi arritur t’i kursejmë nga luftimi i korrupsionit po i ridrejtojmë në blerje dhe modernizim të pajisjeve të cilat ndikojnë direkt në ruajtjen e shëndetit dhe xhepit të qytetarëve”, ka shkruar ministri Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/