Klinika e Pediatrisë aktivizon një shërbim të ri diagnostik
20 dhjetor 2021
| 14:51
Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka aktivizuar një shërbim të ri diagnostik.
Në Repartin e Hemato-Onkologjisë ka filluar të realizohet biopsia e palcës kockore nga një ekip mjekësh i trajnuar mirë, një procedurë shumë e rëndësishme, por e kushtueshme, e cila, më herët, është kryer vetëm jashtë vendit.
QKUK-ja ka njoftuar se rritja dhe përmirësimi i shërbimeve mjekësore për pacientin, është obligim dhe prioritet i përbashkët i yni.